Botë
Një grup hakerësh ka sulmuar mbi 100 kompani amerikane nga mesi i vitit 2013
02.12.2014 14:50
Kompania amerikane për siguri informatike FajërAj (FireEye) publikoi se kanë identifikuar një grup të ri kaherësh...

Kompania amerikane për siguri informatike FajërAj (FireEye) publikoi se kanë identifikuar një grup të ri kaherësh, të cilët më shumë se një vit kanë hyrë në postën elktronike të shefave të mbi 100 kompanive, me siguri që të manipulojnë operacione bursash.
Grupi quhet FIN4. Ata kanë sulmuar email mesazhe të personave për të cilët supozohej se marrin pjesë në furnizimin dhe përfitimin e kompanive ose tek të cilët ka pasur informata të besueshme.
Cak i tyre ka qenë posta elektronike e kuadrove udhëheqëse avokatëve, konsultuesve të jashtëm dhe hetuesve.
Rreth dy e treta e kompanive të cilët kanë qenë cak i sulmeve nga mesi i vitit 2013, janë nga sfera e shëndetësisë dhe farmacisë.
FajërAj nuk saktësoi se prej nga kanë vepruar hakerët, por thekson se grupi ka metoda më moderne për kibersulme në krahasim me grupet nga Kina dhe Rusia.
Njëkohësisht, FBIja i paralajmëroi kompanitë amerikane se hakerët kanë përdorur softuer që të fillojnë sulme në SHBA. Javën e kalur u sulmua kompania Soni pikçërs entertejment./MIA
