Botë
Kontesti Kosovë-Serbi, Britania “pro” marrëveshjes gjithëpërfshirëse
25.06.2021 12:05
Nën-Sekretarja Parlamentare e Shtetit për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë, në Britaninë e Madhe....

Nën-Sekretarja Parlamentare e Shtetit për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë, në Britaninë e Madhe, Wendy Morton, ka shprehur qëndrimin zyrtar rreth dialogut Kosovë-Serbi, pas takimit që kishte me të dërguarin special Miroslav Lajcak.
Morton, përmes një shkrimi në Twitter, tha se rikonfirmoj mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.Ajo shtoi se sot kishte takim me të dërguarin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, derisa tha se ranë dakord të vazhdojnë punën së bashku për të mbështetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për gjithë rajonin. Deklarata e Morton, vjen pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Pas këtij takimi të dy liderët dolën në konferencë për media ku shprehën qëndrimet e tyre rreth asaj çka biseduan. Takimi i parë mes tyre nuk solli ndonjë rezultat të qartë.
