Botë
Florida, shembet ndërtesa 12 katëshe
25.06.2021 12:12
Të paktën një person është vrarë dhe 99 ende konsiderohen të zhdukur...

Të paktën një person është vrarë dhe 99 ende konsiderohen të zhdukur, gjatë shembjes së një ndërtese 12 katëshe ne qytetin e Floridas.
Zyertarët e vendit thonë se ekipet e kërkimit po punojnë gjatë gjithë kohës dhe mund të dëgjojnë njerëz që janë brenda gërmadhave, ndërsa familjarët mezi presin lajme, per shpetimin e prsonave te cilet per momentin konsiderohen sit e zhdukur. Mediat britanike raportojne se shkaqet e rrëzimit të ndërtesës 12 katëshe akoma nuk jane bërë të qarta nga ana e autoriteteve. Ata thonë se ndërtesa e cila është shembur plotësisht është ndërtuar para 40 vitesh.
Të paktën 102 persona janë lokalizuar tani, por është e pasigurt sesa ishin në ndërtesë kur ajo u shemb. Dhjetëra të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat. Shiu dhe stuhitë e vazhdueshme po komplikojnë më tej një detyrë tashmë të vështirë për ekipet e kërkim-shpëtimit. Dëshmitarët e përshkruan me skemën e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 mbi Kullat Binjake në New York.
