Maqedoni

Filipçe: Deri në korrik vaksinohen edhe 150 mijë qytetarë

25.06.2021 14:15

Deri në fund të korrikut do të vaksinohen edhe 150 mijë qytetarë, paralajmëron minstri I shëndetësisë Venko Filipçe...

Deri në fund të korrikut do të vaksinohen edhe 150 mijë qytetarë, paralajmëron minstri I shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij me 100 mijë vaksinat “Pfizer” e sjella nga sistemi KOVAKS dhe, 500  mijë vaksinat kineze që do të arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit të dielen do të sigurohen vaksina për 300 mijë persona. 
 
“Duke nisur nga dita e hënë, përkatësisht nga e marta, me sistemin më të moshuarit, pastaj më të rinjtë, të gjithë ata që janë paraqitur do të marrin termin për vaksinim në dy javët e ardhshme,”. tha Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë.
 
Ministri Filipçe, njëherit bëri të ditur se tani për tani nuk do të lejohen dasma në ambiente të mbyllura.
 
Mehmeti: Situata epidemilogjike në vend stabile 
 
Ndërkohë Drejtori Institutit të  shëndetit publik Shaban Mehmeti vlerëson se situata epidemiologjike është stabile, por apeloi të respektohen rekomandimet për mbrotje nga virusi. 
 
“Situata epidemilogjike në vend dhe në regjion e kemi një ulje të rqasteve positive më Covid 19 sigurishtë nënkupton edhe uëlje të vdekshmëri në raportë të disa rasteve me vones që paraqiten pas një trajtimi me Covid në kushte spitalore është I gjatë mbi 20 ditë. Respektohen masat preventive  kundër kovidit kemi imunizimin masiv të qytetrëve dhe shpresojmë që gjatë kësaj periudhe nuk do të kemi rritje të rasteve positive.”, tha Shaban Mehmeti, drejtor i institutit të shëndetit publik RMV-së.
 
Berns, SHBA-të gjithmonë do të jenë përkrah RMV-së
 
Deklarata e zyrtarëve shëndetësorë u bënë me rastin e donacionit të ambasadës amerikane dhe USAID-it për Institutin e Shëndetit Publik. Bëhet fjal për laboratory të nivelit  tre të biosigurisë së virologjisë shëndetësore në vend. Ambasadorja Bërns u shpreh se SHBA-të gjithmonë do të jenë përkrah Rmv-Së  me ndihma të tilla.
 
“Këto investime i filluam në një kohë shumë të vështirë me pandeminë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me këto projekte dhe SHBA-të do të jenë gjithmonë përkrahë Maqedonisë së Veriut. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me donacione të tjerë.”, tha Kejt Bërns, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni.
 
Nga fillimi i pandemisë SHBA-të i kanë ndihmuar vendit me donacione që kapin vlerën prej rreth 2 milion dollarë.  
 
REJHANE BUSHI METAJ