Maqedoni

Arsimi i Mesëm, përfundoi afati i dytë i regjistrimit

25.06.2021 14:43

Afati i dytë i regjstrimit në shkolla të mesme përfundoi sot...

Afati i dytë i regjstrimit në shkolla të mesme përfundoi sot, ndërsa nxënësit edhe këtë vit preferuan mjeksinë, gjimnazin dhe ekonominë. TVM 2 qëndroi në Shkollën e mesme Cvetan Dimov, ku pr shkak të intersimit të amdh të nxënësve tanimë janë plotësuar vendet në drejtimet e mjeksisë, ndërsa ende ka vende të lira në drjtimet ekonomike dhe juridike . Në këtë shkollë ka disa drejtime profesionale për të cilat ka nevojë tregu i punës thotë drejtori Visar Duraku.
 
“E kemi një drejtim shitës është drejtim profesional vetëm për shitës dhe kompanitë private kanë shprehur dëshirë jashtzakonisht të madhe, sepse jo rastësisht shitësit që i kemi në tregje nuk janë profesionaist por janë për momentin dhe kjo klasë të ketë më tepër priorite dhe mundësi të punësohen në sektorin privat.”, tha Visar Durak, drejtor në Sh.M Cvetan Dimov.
 
Risi për vitin e ardhshëm do të jetë edhe puna praktike në kompani me qëllim që nxënësit më lehtë të kyçen në punë te punëdhënësit. 
 
“Drejtimet modulare prej vitit të dytë tretë dhe katërt nxënësit do të kenë mësim praktik në kompani  te pundhdhënësit, kjo është një risi që do të ndodh, duke marrë parsysh që kemi qenë në pandemi dhe nuk kemi arrit ta shfrytëzojmë kët mundësi, ndërsa shpresoj që nga shtatori do të normalizohen gjërat dhe nxënësit dhe profesorët do të bashkëpunojnë për të mirën e nxënësve.”, tha Durak.
 
Listat ranguese për afatin e dytë janë publikuar pas orës 16, ndërsa paraqitja e tretë për regjstrim në shkolla të mesme ku ende ka vende të lira, do të jëtë  më 30 qershor.