Maqedoni
Shërbimi i roamingut, Shaqiri: Nga 1 korriku pa tarifa me 6 shtete
25.06.2021 15:05
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri...

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, ishte pjesë e takimit të 6 Ministrave të Ballkanit Perëndimor për Teknologjinë informatike dhe komunikimeve, të organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim . Tashmë ka dakordim që prej 1 korrikut, qytetarët e 6 vendeve ballkanike, të flasin dhe dërgojnë mesazhe telefonike, pa kosto shtesë për roaming. Shaqiri paralajmëroi thellimin e bashkëpunimit, investime në rrjet dhe infrastrukturë, me qëllim që cilësia dhe shpejtësia e komunikimit të rriten akoma më shumë
“Duke u frymëzuar nga Bashkimi Europian, kemi vendosur, dhe krijuam një mjedis ku të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të sigurt, të mund të përdorin celularët e tyre, për të telefonuar, dërguar mesazhe apo për të surfuar në internet në të gjithë Ballkanin Perëndimor, pa kosto shtesë që nga 1 korriku… si parakusht për të nisur procesin e uljes së kostove të roamingut mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të përshpejtojmë progresin drejtë lidhjes së rajonit. Duhet të bashkojmë përpjekjet tona dhe të punojmë përtej kufijve dhe përtej sektorëve, që të rrisim bashkarisht cilësinë e jetesës dhe të përshpejtojmë rimëkëmbjen ekonomike të rajonit.”, tha Jeton Shaqiri, ministër për shoqëri informatike dhe administratë
