Maqedoni
Forumi Rajonal në Ohër, miratohet udhërrëfyesi kundër korrupsionit
25.06.2021 15:41
Ministrat dhe shefat e delegacioneve të minstrive të drejtësisë dhe të punëve të bredshme të Ballkanit Perëndimor...

Ministrat dhe shefat e delegacioneve të minstrive të drejtësisë dhe të punëve të bredshme të Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e Forumit Rajonal që u mbaj të Ohër, harmonizuan dhe miratuan Udhërrëfyesin rajonal për luftë kundër korrupsionit dhe financimeve ilegale të dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo sipas ministrit të punëve të brendshme Oliver Spasovski, dëshmon se egziton gadishmëri dhe vullnet politik për mposhtjen e korrupsionit dhe finansimeve jolegale në rajonin e Ballkanit perendimorë. Lufta kundër kkorrupsionit është një ndër prioritetet e Qeverisë së RMV-së për vitin 2021.
“Pikërisht këtë qasje edhe po e miratojmë me document që sot e aprovojmë duke porositur Udhërrëfyes Rajonal I cili fokusohet në përmirësimin e implementimit të masave egzistuese për luftë kundër korrupsionit dhe finansimit jolegal, në disa fusha prioritare, duke i hartuar dhe kuptuar ngecjet e identifikuara që do ti adresojmë përmes një veprimi të synuar.”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
“Për herë të parë përgaditëm dhe miratuam në fillim të vitit plan qeveritar nacioan për luftë kundër korrupsionit që për mabn 18 masa sistematike politike për ndryshime thelbësore tektonike në shoqëri.”, tha Lupço Nikollovski, zv kryeministër i angazhuar për luftë kundër korrupsionit.
“Ky është një problem shoqëror që nuk zgjidhet brenda natës, problemi është sistematik dhe për zgjidhjen e tij nevoitet kohë. Lufta me korrupsionin është në kontinuitet dhe për këtë mbetemi të vendosur në angazhimin dhe prioritetin tonë. Ky është obligim I jonë sepse qytetarët meritojnë demokraci dhe standarte evropiane.”, tha Bojan Mariqiq, Ministër i drejtësisë.
Korupsioni është sëmundje rezistente në shoëri e pranishmë gjithkund, andal lufta duhet të jetë e përbashkët.
“Na inkurajon vullneti I fortë politik dhe angazhimi I treguar. Shpresojmë se me miratimin e Udhqrrëfyesit rajonal për luftë kundër korrupsionit dhe financimeve ilegale do të përforcoht procesi I integrimit të vendeve të rajonit.”, tha Desislava Gotskova nga iniciativa rajonale për antikorupsion
Me finalizimin e këtij Udhërrëfyesi në mënyrë më të detajuar do të parashtrohen qëllimet dhe nevojat e rajonit për luftë më të suksesshme kundër korrupsionit dhe të financimeve ilegale dhe do të lehtësohet shkëmbimi i praktikave të mira në ballafaqimin me këto sfida. Ky Udhërrëfyes rajonal paraqet atë që është dakorduar nga ana e Grupit Drejtues për angazhimet e sigurisë nën Procesin e Berlinit. Ky process ishte inicuar me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë në luftën kundër sfidave të përbashkëta, me partnerë të cilët janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje, pavarësisht kur dhe për çfarë nevojitet.
FLORIJE BELULI KAMBERI
