Maqedoni

Kontesti maqedono - bullgar, Muçunski: Të tregojnë se për çka po bisedohet

25.06.2021 15:57

Nga VMRO–DPMNE-ja opozitare me kritika për qeverinë se se përpos vetos bullgare...

Nga VMRO–DPMNE-ja opozitare me kritika për qeverinë se se përpos vetos bullgare edhe krimi I qeverisë Zaev, përfshi edhe ministren Sheqerinska, bllokuan vendin për nisjen e bisedimeve. Nga partija e Mickovskit kërkojnë të bëhet publike thelbi I bisedimeve maqedono – bullgare. 
 
“Prej tyre ndëgjojmë demagogji, por asesi të ndëgjojmë se cili është pozicioni i Republikës së Maqedonisë, për çka bisedohet për momentin. Andaj është e pakuptimtë akuza se opozita i bllokon proceset. Opozita është e vetmja e cila po tenton që të ndihmojë proceset duke treguar se për çka nuk guxohet të negociojnë, për identitet, historinë si pjesë e identitetit, gjuhës maqedonase, pakicat maqedonase dhe të gjitha çështjet më të rëndësishme të cilat janë pjesë e identitetit maqedonas.”, tha Timço Muçunski, deputet i VMRO–DPMNE–së.
 
Kryeministri Zoran Zaev në deklarimet e tija publike ka thënë se në bisedime nuk bëjnë kompromis për identitetin maqedonas, ndërkohë ditë më parë  presidenti I Bullgarisë Rumen Radev, ka ripërsëritur qëndrimin për sigurimin e garancisë në gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme.
 
MERALE ISMAILI