Maqedoni

Kovid 19, tre të vdekur, 9 të infektuar dhe 13 të shëruar

25.06.2021 16:04

Virusi korona u ka marr jetën edhe tre personave, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit...

Virusi korona u ka marr jetën edhe tre personave, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nga 3.239 testime të realizuara, 9 persona kanë rezultuar pozitivë.
 
Poashtu siç bëjnë të ditur autoritetet shëdnetësore janë regjistruar edhe 13 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë prekur 155 mijë e 663 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149 mijë e 946 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive në janë edhe 233, prej të cilëve 86 në Shkup, 28 në Kumanovë, Tetovë 21, Prilep 18, 17 në Ohër, 16 në Kërçovë, nga 7 raste aktive në Manastir dhe Gostivar, nga 5 në Veles, Strumicë dhe Krivapallankë, 3 në Kratovë, nga dy raste ka në Vinicë dhe Demir Hisar, në 11 qytete ka nga një të oinfektuar, ndërsa në 10 qytete nuk ka asnjë të infektuar.