Maqedoni

Konferencë, 30 vjet nga zhbërja e Jugosllavisë

25.06.2021 16:31

30 vjet nga rënia e Federatës Jugosllave hija e saj vazhdon të jetë prezente në rajon....

30 vjet nga rënia e Federatës Jugosllave hija e saj vazhdon të jetë prezente në rajon. Problemet dhe pasojat janë evidente si në planin e zhvillmit të brendshëm të shteteve respektive poashtu në marrëdhëniet dypalëshe mes shteteve që dolën nga kjo fetderatë. Kërkuesit shkencorë nga rajoni konsiderojnë se me rënie e Jugosllavisë shtetet dhe popujt e kësaj federate brakatisën idenë ballkanike dhe u orientuan drejt nëj ideje më madhe Evropiane.    
 
“Idea për “Homo Ballkanikus” u refuzua dhe u pranua idea e identitetit evropian që është një kredo më pak e orientuar kulturalisht. Përvoja e rrjetëzimit është shembull për dëshirën që kemi për të gjetur një balans mes kulturës së afërt ballkanike, lidhjeve ideologjike dhe vlerave evropiane.”, tha Goran Bashiq, Instituti për Kërkime Sociale-Beograd.
 
Sipas profesorit universitar Ljubomir Kekenovski, Jugosllavia ka qenë ide, e cila nuk është rritur brenda popujve të saj dhe duhet studiuar në plan interdisiplinar për t’u kuptuar plotësisht. Sipas tij problemi thelbësor i shteteve post jugosllave është gërmimi pas dallimeve dhe mungesa e ideve që unifikojnë. 
 
“Problemi ësht ëqë neë nuk flasim për ide. Asngjë nuk mund të na lidh më shumë se sa një ide. Qoftë edhe një ide si komunizmi, i cili i dha flakën botës dhe u pa se nuk funksionon. Një ide është religjioni, siç thotë një shkencëtar, i cili thotë: edhepse themi se jemi të majtë, të djathtë apo ideologji të tjera shekulli 21 do tëjetë shekulli i religjioneve.”, thaLjubomir Kekenovski, profesor universitar – Shkup.
 
Ndërkaq, profesori Mersel Bilalli konsideron se federata Jugosllave përtej të metave që ka patur dhe pasojave që ka lënë, në planin ekonomik ka patur periudha me rritje ekonomike për t’u admiruar. 
 
“Vijmë deri në një konstatim real se ajo Jugosllavi socialiste, më ekonomie tregu, për të cilën s’jam i sigurt, ia ka dalë të jetë shembull në botë për dinamikën e zhvillimit. Me një rritje ekonomike mestare deri në 10%, siç është Kina aktualisht. A ishte kjo për shkak të situatës gjeopolitike, si urë mes lindjes dhe perëndimit në kuadër të asaj perdes së hekurt nuk e dijmë.”, tha Mersel Bilalli, profesor universitar - Shkup.
    
Refleksionet shkencore në 30 vjetorin e rënies së ish Jugosllavisë u preznatuan në konferencën ndërkombëtare “Fryma dhe hijet e Jugosllavisë”.  
 
SHPËTIM NUREDINI