Maqedoni

Përfundoi samiti dyditorë i BE-së, nuk u përmend fare çështja e zgjerimit

25.06.2021 16:56

Samiti i shefave të vendeve anëtare përfundoi pa e përmendur fare çështjen e zgjerimit....

Samiti i shefave të vendeve anëtare përfundoi pa e përmendur fare çështjen e zgjerimit, pasi bullgaria pamundësoi miratimin e kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut dh Shqipërinë. Vetë presidenti bullgar Rumen Radev gjat pjesmarrjes në Samit deklaroi se negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në varen nga avancimi i negociatave mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Radev tha se Sofja nuk do t’i thotë “po” kornizës për Shkupin derisa nuk sheh hapa konkret në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë.  
 
Zaev: BE të mbaj fjalën e dhënë për zgjerim
 
Ndërkohë kryemisnitri Zoran Zaev ka kërkuar që BE të mbaj fjalën e dhënë për zgjerim, ndërsa ka theksuar se bisedimet me BE-në nuk duhet të shëndërrohen në bisedime me Bullgarinë. 
 
“Përparimi ynë për interim në BE fillimisht duhet të mvaren nga reformat e brendëshme të lidhura me kapitujt, ligjet e BE-së dhe arritjen e standardeve evropjane. Liderët evropjan patjetër seriozisht ta marrin parasyshë se dëshprimet e pafundme dhe të përsëritura pashmangshëm u hapin derën dhe I inkurajojnë euro skeptikët”., ka shkruar Zaev në facebook. 
 
Samiti dyditor i BE-së që nuk kishte në rend dite zgjerimin, u mbyll me qëndrime rreth vaksinimit, sigurisë së vendeve anëtare, mardhëniet me Rusinë, situatën me refugjatët dhe të drejtat themelore. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mundësinë e rradhës për fillimin e bisedimeve me BE-në do ta kërkojnë në samitin e vjeshtës gjatë kryesimit Slloven me BE-në. 
 
SANIJE DURAKU