Maqedoni

Vetoja bullgare, Ramadani: Dëmton vendin dhe gjeo-politikën

25.06.2021 17:24

Analistët politik dhe njohësit e rrethanave politike kanë shprehur qëndrimin e tyre negative...

Analistët politik dhe njohësit e rrethanave politike kanë shprehur qëndrimin e tyre negative ndaj vetos së shtetit bullgarë që pengon rrugën eurointegruese të RMV-së, por edhe të Shqipërisë. Sipas Ismet Ramadanit Bullgaria tanimë është pjesë e Bashkimit Europian, por për fatë të keq akoma nuk e kanë kuptuar se ato vlerat evropjane duhet të ndahen. Sipas tij ky veprim i Bullgarisë ka dëmtuar jo vetëm Maqedoninë e Veriut por edhe gjeo-politikën e Ballkanit. 
 
“Bullgaria pothuajse në mënyrë primitive e përdori veton në këtë drejtim.  Jo vetëm që i bërrë Maqedonisë së Veriut dëmë, por në mënyrë bllokoi atë gjeopolitikën e Ballkanit e cila ishte e proklamuar edhe nga BE. Tani nuk është më vetëm BE-ja këtu si lojtarë në Ballkanin Perendimor dhe në Maqedoni, se këtu ka edhe lojtar tjerë është këtu Rusia dhe Kina. Dhe nëse krijojnë ambient të një skepticizmi ndaj BE-së, një ditë qytetarët do të lodhen dhe do të kërkojnë alternative tjera. BE nuk i vendosi në përdorim të gjitha mekanizmat dhe mundësit që i ka.”, tha Ismet Ramadani, analist politik.
 
Ramadani nuk pret zgjidhje të shpejtë të dallimeve mes Sofjs dhe Shkupit. Këtë qëndrim Ramadani e bazon te deklaratat e zyrtarëve bullgar përfshi deklaratën e fundit të Presidentit bullgar Radev. 
 
“Mendoj se me Bullgarinë do të shkoj rëndë, duhet pra Maqedonia ti vazhdojë përpjekjet dhe në një mënyrë të kërkoj alternative bilaterale me shtetet më të fuqishme të BE-së. Tek e fundit Maqedonia si shtet i NATO-së tani mund ta shfrytëzon brendin NATO, dhe administratën e Biden duhet ta sjellin sa më shumë të etë prezente këtu, dhe ndikimi i tyre, besoj se do të gjejnë ndonjë mekanizëm që është shumë më pragmatik, dhe do ta detyrojnë Bullgarinë që të hjekë vetonë.”, tha Ismet Ramadani, analist politik.
 
Ramadani nuk beson se kjo goditje që është realizuar nga Bullgaria do ta defokuson qytetarin e vendit nga qëndrimet e tyre pro BE-së dhe pro NATO-së, por megjithatë disa goditje të tilla edhe mund të lënë gjurmë, sepse RMV dhe qytetarët e sajë fillimishtë kanë harxhuar shumë vite me kontestin me Greqinë, prandaj një stërzgjatje e re do ti lodhte qytetarët e vendit në këtë rrugëtim.  
 
FITIM KRYEZIU