Maqedoni
Gostivar, “Kolonia ndërkombëtare e artit Gostivari 2021”
25.06.2021 17:51
Shoqata e Artistëve Figurativë të Maqedonisë “Draudacum”, për të 16-tin vit me rradhë...

Shoqata e Artistëve Figurativë të Maqedonisë “Draudacum”, për të 16-tin vit me rradhë, organizon koloninë artistike “Kolonia ndërkombëtare e artit Gostivari 2021”. Artistë nga vende të ndryshme të botës do të qendrojnë në hotel “Panorama” nga data 23 e deri më datë 28 të këtij muaji, për të realizuar vepra e tyre artistike dhe per te kembyer pervoja dhe ide. Kryetari i “Draudacum”, Reshat Ameti, deklaroi se Kolonia Artistike është një vlerë e madhe për qytetin e Gostivarit.
Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe përfaqësues të Komunës së Gostivarit. Imërlije Saliu, ka përshëdnetur koloninë në emër të kryetarit Arben Taravri, duke përgëzuar organizatorët për këtë manifestim tashmë tradicional dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme për aktivitete të këtilla.
Në emër të Ministrisë për Kulturë, të pranishmit i përshëndeti Behixhudin Shehapi, i cili tha se kjo koloni është vlerë e çmuar për Gostivarin, dhe si e tillë nuk duhet të shuhet asnjëherë.
Këtë vit në “Koloninë Ndërkombëtare të Artit Gostivari 2021” pjesëmarrës janë 33 artistë nga shtatë vende të ndryshme të botës, si: Maqedonia, Kosova, Shqipëri, Turqia, Libani, Britani e Madhe, Gjermania dhe Korea e Jugut. Pas përfundimit të saj, me veprat e realizuara do të zhvillohet një ekspozitë. Kolonia Ndërkombëtare e Artit “Gostivari 2021”, finansiarisht mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gostivarit.
