Tuna shtrëngon gjoksin e “Bleonës” (Foto)
Altuna Sejdiu nuk ka mundur të rezistojë pa shtrënguar gjoksin e “Bleona Qeretit” në spektaklin e mbrëmshëm “Dancing with the Stars”, i cili nga ky edicion transmetohet edhe nga TVM2....

Këngëtarja shkupjane, e cila qysh në javët e para të spektaklit shihet një favorite, ka edhe aftësi humori veç atyre të këndimit dhe të vallëzimit.
Kështu, Tuna ka kapur për gjoksi “mysafiren speciale”, Fatma, e cila në spektaklin e mbrëmshëm shtrembëronte Bleona Qeretin.
Fatma kishte zgjedhur një veshje “të ngjashme” me atë të Bleonës, e cila u paraqit me një fustan transparent në American Music Awards javën e kaluar, duke mbuluar vetëm thimthat dhe zonën intime.
Fotografinë Tuna e ka postuar në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar edhe një mesazh në gjuhën angleze: “Kjo e bëri natën time. Bleona në haute couture... #LOL #Parody #Fatma #DWSdiary #Week2”.

