Maqedoni

Fillimi i negociatave gjatë kryesimit slloven, Ibrahimi: Komisionet të punojnë më intensivisht

26.06.2021 14:11

Shpresat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për marrje të dates për fillim të negociatave...

Shpresat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për marrje të dates për fillim të negociatave tanimë mbeten tek Presidenca sllovene e BE-së. Analisti politik, Selim Ibrahimi në një prononcim për TVM2 shprehet se pa një angazhim serioz të Shkupit dhe Sofjes për të tejkaluar dallimet nuk shpreson se do të lëvizin gjërat në kahje positive. Thotë se duhet të shfrytëzohen makimalisht kjo periudh për bisedime nga ana e komisioneve të të dyja vendeve.
 
“Nuk duhet shpresuar shumë në presidencat e shteteve evropiane, në qoftë se në këto 6 muaj, në verë dhe vjeshtë  nuk punohet mes dy komisioneve dhe mes dy qeverive dhe me një ndikim të një diplomacie të huaj që do të ndikoj fuqishëm në relaksimin e raproteve, Maqedonia nuk do të marrë date as në presidencën sllovene. Qeveria në Shkup dhe Sofje duhet të fokusohen në çështjet të cilat komisionet nuk mund ti ecin problemet përpara, pra cili është problemi te ato komisione”, u shpreh analisti Selim Ibrahimi.
 
Bilalli: Zgjidha, tregu rajonal i përbashkët me BE
 
Edhe profesorit universitar, Mersel Bilalli është I mendimit se shumë pak luan rol shteti kryesues me BE-në. Sipas tij që të mos humbet kohë ngjajshëm si shtet tjera fqinje, alternative do të ishte deportimi në një zone ekonomike të përbashkët me shtetet e BE-së.
 
“Realisht nuk është fjala e kryesimit me UE sepse te ne duket se vështirë kuptohet se unioni evropian është i fryer me zgjërim dhe edhe shtet që janë process bisedues momental ajo mund të thuhet se është vetëm për improvizim. Ja Mali i Zi diku 12 vite bisedon dhe nuk ka arritur as 40 përqind të oblgiimeve…. Jam I mendimit s është vetëm humbje kohë dhe për këtë janë të veëtdijshëm politikanët por kjo u intereson vetëm për marketing, më e logjikshme do të thoja është të kemi një treg rajonal perms tregut të përbashkët në kuadër të BE-së, pra si zone ekonomike dhe të derpotojmë në tregun e përbashkët I cili si sigemnet I vetëm funksionon. Pastaj ne mund të bisedojmë edhe për disa vite por e rëndësishme është që nuk humbim kohë”, theksoi profesori universitar Mersel Bilalli.
 
Vetoja e Bullgarisë për mosmarrëveshjet që ka me Maqedoninë e veriut penalizoi edhe Shqipërinë, por kjo sipas analistëve është për faj të vetë Shqipërisë pasi në këtë drejtim Shqipëria ka treguar dobësitë e saja për mosangazhim në diplomaci.
 
ZEKIRIJA MEXHITI