Maqedoni

Bela: Rritja e çmimeve mund të shkaktojë inflacion, taksa e gjelbërt mund të rris çmimet

26.06.2021 14:37

Nga muaji në muaj jeta e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë...

Harxhimet mujore të qytetarëve në muajin maj janë rritur për 3 përqind, ndërsa çmimet me pakicë u rritën me 3.9 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
 
Taksa ekologjike prej 3,5 denarëve për karburantet e miratuar nga qeveria dhe paralajmrimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike do të ndikojnë në mënyrë plotësuese për rritjen çmimeve të produkteve elementare dhe do të rezultojnë me inflacion dhe ndikim negativ të standardit të qytetarëve thotë profesori universitar Bujamin Bela.
 
“Në shumë industri ka filluar të ngritet çmimi i tyre siç është te hekuri,plastika si lëndë e parë por edhe tek produktet finale e shohim tek pemët te perimet, veshbadhja në përgjithsi në të gjitha sferat është një lloj presioni në ngritjen e cmimit kjo ngritje pastaj pa mëdyshje do të rezultojë me inflacioni shpresojm që ky inflacion të jetë i kontrolluar”, u shpreh profesori universitar Bujamin Bela.
 
Që qytatarët ta përballojnë sadopak këtë rritje të cmimeve Bela shton se autoritet në vend duhet të rrisin pagat.
 
“Shteti është për ti ndihmuar qytetarët ti del përballë kërkesave për të mbajtur atë standard jetësor padyshim se një prej indikcioneve kryesorë është ngritja e pagës minimale, ngritja e pagave në arsim, në shëndetsi e kështu me rradhë”, theksoi Bela.
 
Por Bela thot se autoritetet duhet të jenë të kujdesshëm në politikat për ngritjen e taksave siç është taksa në lidhje me karburantet pasi ajo mund të ket efekte negative.         
 
Rritja e çmimeve u përshpejtua vitin e kaluar kur u shtrenjtua energjia elektrike , ndërsa tani vetëm dy muajt e fundit shporta konsumatore është rritur për 400 denarë dhe arrinë në 34.156 denarë për një familje.
 
Ndërsa sa i përekt taksës së gjelbërt Qeveria vlerëson se nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të brodukteve. Njëherti Qeveria është zotuar se deri në fund të mandatit të saj paga minimale do të arrijë në 18,000 ndërsa ajo mesatare 36,000 denarë.
 
GAZMEND KURTISHI