Maqedoni
LSDM: Akuzon VMRO- në për bllokim të masave ekonomike; VMRO- DPMNE: LSDM dështon në thithjen e investimeve të huaja
26.06.2021 15:03
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka akuzuar edhe njëher VMRO-DPMNE-në

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka akuzuar edhe njëher VMRO-DPMNE-në e cila sipas partisë në pushtet po tenton ti bllokon edhe masat ekonomike, ashtu siq kishte vepruar më herët edhe me pakon anti-krizë.
“VMRO-DPMNE, e cila në mes të pandemisë me koronavirus bllokoi miratimin e masave anti-krizë, po e njëjta akoma po bllokon Ligjin për ndërtimin e qendrës së re klinike Universitare, tani po e njëjta parti njofton se do ti bllok të masave për investime mjedisore. VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë dëmtuesit më të mëdhenj për shëndetin e qytetarëve. Për shkak të politikave të tyre katastrofike, vendi ka qenë një mbajtës rekord për ndotjen në Evropë për vite me rradhë. VMRO-DPMNE dhe Mickoski udhëhiqen vetëm nga interesat personale dhe të biznesit, gjithnjë në anën e kundërt të interesave të qytetarëve dhe shtetit. Kjo është arsyeja pse ata do të mposhten përsëri në zgjedhje”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga VMRO-DPMNE-ja të cilët akuzojnë partin në pushtet që në pa mundësi për tju ofruar qytetarëve standart më të mirë jetësor, dështimin e kërkojnë tek akuzat e VMRO-DPMNE-së. Sipas partisë opozitare dështimi i LSDM-së tregohet edhe investimet e huaja ku sipas kësaj parti RMV ka 15 investime të huaja më pak se Serbia, 5 herë më pak se Shqipëria.
“Maqedonia ka 15 investime të huaja më pak se Serbia, 5 herë më pak se Shqipëria. Në tërë vitin 2020, vetëm 274 milion euro të investimeve të huaja hynë në Maqedoni, paratë e të cilave janë pjesë e riinvestimeve të objekteve ekzistuese. Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë, 3.44 miliardë euro investime të huaja direkte hynë në Serbi, ose 15 herë më shumë se Maqedonia. Vendi ynë është në fund të rajonit për sa i përket investimeve të huaja”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Sipas partisë opozitare niveli i ulët i investimeve të huaja në vend tregon se investitorët nuk i besojnë qeverisë, situatës politike dhe politikave ekonomike të ndjekura nga LSDM.
FITIM KRYEZIU
