Maqedoni
Osmani: Marrëveshja me Bullgarinë nuk parashihte bllokim
26.06.2021 16:27
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është I mendimit se RMV, Bullgaria dhe Bashkimi Europian...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është I mendimit se RMV, Bullgaria dhe Bashkimi Europian duhet të ulen dhe qartë ti definojnë pozicionet për të ardhmen e vendeve tona, por edhe për fatin e gjithë Ballkanit Perendimor.
Sipas Osmanit, edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë ka qenë e hartuar asisoj që bashkarishtë të dyja vendet në punojnë në tejkalimin e dallimeve, dhe askund në atë marëveshje nuk shkruan se duhet të vendoset veto.
“Procesi ishte paramenduar asisoj qe bashkarishtë të marrim përgjegjësi, bashkarishtë ti implementojmë, dhe bashkarishtë I monitorojmë. Për të pasë një marëveshje të plotë duhet të ketë, zgjidhje nga propozimi portugez, udhërëfyes të qartë për rrugëtimin tonë, dhe dritën jeshile për fillimin e bisedimeve. Atëher konstatojmë se të dyja palët I kemi plotësuar obligimet, BE poashtu ka dhënë qëndrimin e sajë dhe kemi një marëveshje të plotë. Pa njërën nga këto komponenta nuk mund të kemi marëveshje dhe nuk mund të fillojmë me implementimin e njëanshëm të disa komponenteve. Sepse pikërishtë kjo ishte marëveshja e vitit 2017, që mos të ketë veprime dhe tentative të njëanshme, por të vendoset një kornizë ku secila anë do ti kishte obligimet e saja. Bullgaria sipas nenit 2 do të kishte obligim që ta përkrah integrimin euroatlantik të vendit tonë, RMV do ti kishte obligimet e saja , dhe ato bashkarishtë ti implementojmë”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Arsovki: Bullgaria kërkon depersonalizim të identitetit maqedonas
Por nga VMRO-DPMNE-ja kanë vazhduar ka kritikojnë qasjes e Qeverisë në dialog me Greqinë, sipas Dimçe Arsovskit nga VMRO-DPMNE-ja, pala Bullgare vazhdonë të kërkon depersonalizim të plotë të identitetit kombëtar të maqedonasve.
“Kemi parë që pala bullgare kërkon depersonalizim të plotë të identitetit, por në të njëjtën kohë ajo që na shqetëson dhe çka është më mahnitëse është se nuk ka asnjë mohim as nga ana e Zaevit dhe as nga të tjerët që ai foli në takimet që populli bullgar dhe maqedonas ishin të njëjtë ose kanë të njëjtën gjuhë. Zaev thotë se do të vazhdojë të lutet në Sofje, që do të thotë se ai tani po lutet që të pranohet ajo që ai kishte thënë në ato takime, por ende nuk dihet se cka në tërësi Zaev ka thënë atje. Dhe nga ajo që mund të shohim se letra tregon se Zoran Zaev nuk ka asnjë vijë të kuqe kur bëhet fjalë për depersonalizimin e popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Por edhe Kryeministri I vendit Zoran Zaev, por edhe Ministri I Punëve të Jashtme Bujar Osmani disa herë kanë potencuar se në marëveshjen me Bullgarinë nuk bisedohet identiteti kombëtare, apo ai i gjuhës.
FITIM KRYEZIU
