Maqedoni

Covid 19: 6 pozitiv 4 të shëruar, asnjë viktim

26.06.2021 16:50

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.147 testime të realizuara...

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.147 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 4 pacientë të shëruar, ndërkaq viktima nuk ka. Ndërkohë, mbrëmë kanë arritur 100.620 vaksina Pfizer, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook”.

Vaksinat që janë siguruar nëpërmjet mekanizmit Kovaks, sipas Filipçes do të ndikojë në përshpejtimin e ritmit të imunizimit kundër Covid-19.“Ditëve në vijim vaksinimi do të marrë ritëm të ri, të përshpejtuar për çfarë do të vaksinohen të gjithë qytetarët e paraqitur.

Nëse ende nuk jeni paraqitur nëpërmjet ueb-faqes, apeloj që të bëni këtë sa më herët, me çka do të fitoni termin në afatin kohor më të shpejtë”.Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.669 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.950 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive në vend janë 235.