Maqedoni

Taksa ekologjike, Arsovski: Do ta bllokojmë, rëndon qytetarët

26.06.2021 17:36

Rritja e çmimeve në mënyrë enorme të derivative të naftës nuk mund të mos shkakton shok...

Rritja e çmimeve në mënyrë enorme të derivative të naftës nuk mund të mos shkakton shok të cmimeve edhe të produkteve tjera, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas partisë opozitare me këtë goditen të gjithë prodhuesit e produkteve tjera. Sipas Dimce Arsovskit nga VMRO-DPMNE-ja, deputetët e kësaj partie do ta bllokojnë këtë propozim ligj, ku parashihet vendosjen e taksës së krizës për derivaten e naftës. 
 
“Kjo nuk duhet të kalojë dhe kjo barrë nuk guzon të kalojnë dh eta rëndoj gjendjen e qytetarëve. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE me të gjitha mjetet e mundshme do të jetë në dispozicion brenda Kuvendit, dhe në kuadër të punës demokratike të komisioneve do të bllokojë këtë projektligj të Zaev për një taksë krize prej 4.13 denarë për karburantet”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
Taksa ekologjike, Shukova: Shtytje e madhe për ambient më të pastër
 
Por nga LSDM kanë reaguar duke potencuar se nuk bëhet fjalë për taks të krizës, por vendosja e taksës së gjelbërt duhet ti japë një shtytje shfrytëzuesve të energjentëve ekologjike. Nga partia në pushtet poashtu potencojnë se sipas përllogaritjeve nga kjo taksë në nivel vjetor do të ketë hyrje në buxhet nga 50 deri më 55 milion euro, ndërsa të njëjtat mjete do të shfrytëzohen për projekte të reja të gjelbërimit, e cila do të jetë shtytje më e madhe për ekonominë dhe ambient më të pastër jetësor. 
 
“Lufta kundër ndotjes ka implikime financiare. Nuk duhet të neglizhohet se është shumë më e kushtueshme të merresh me efektet e ajrit të ndotur të ambientit në shëndetin e njeriut. Kjo nuk është një taksë krize siç akuzon në mënyrë të turpshme VMRO-DPMNE-ja. Këto tarifa do të jenë të destinuara ekskluzivisht për investime të gjelbra dhe në vende të reja punë nga gjelbërimi. Me këtë do të kontribuojmë në rritjen e ekonomisë dhe një mjedis më të pastër. Në këtë mënyrë ne përmirësojmë më tej sektorin e energjisë”, theksoi kryetarja e komisionit të mjedisit të LSDM-së, Kaja Shukova.
 
Nga partia në pushtet potencojnë se të gjithë deputetët duhet të tregojnë gadishmëri dhe mirkuptim, dhe të qëndrojnë pas ndryshimeve ligjore. 
 
FITIM KRYEZIU