Maqedoni

Parada e Krenarisë, Alternativa: Nuk përfaqëson krenarinë tonë

26.06.2021 18:00

AlternAtivA – si parti e spektrit konservator –kundeshton paraden e krenarise...

Ndonëse ia njohim secilit të drejtën të bëjë çfarë të dojë, nuk mund të mos themi se paradat e këtilla janë afirmim i një dukurie që për rrethanat tona sociale janë të panatyrshme dhe ato e cënojnë ngrehinën tonë shekullore, familjen, dhe e godasin rëndë moralin tonë konservator.
 
Ne besojmë se celula e shoqërisë është familja dhe ajo si nocion nënkupton vetëm bashkësinë tradicionale heteroseksuale që merr një bekim religjioz dhe publik shoqëror, ndërsa çdo lloj bashkëjetese tjetër, pos kësaj, për ne është shfytyrim i familjes sonë me traditë mijëravjeçare.
 
Shprehim keqardhje që një organizim të tillë, që bie ndesh me traditën tonë, e mbështet edhe qeveria, thonë nga AlternAtivA.