Botë
OBSh ngre alarmin, në vendet e varfura ka mungesë të vakcinave
26.06.2021 18:46
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kritikuar vendet e pasura për dështimin në shpërndarjen e vaksinave kundër virusit...

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kritikuar vendet e pasura për dështimin në shpërndarjen e vaksinave kundër virusit korona në vendet e varfëra.
Duke e cilësuar një dështim global, zyrtarët e OBSH-së thonë se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës, Delta.
“Problemi është mungesa e vaksinave. Nuk është problem me dërgesat, nuk është problem me marrjen e vaksinave,Bota, si bashkësi ndërkombëtare, po dështon. kjo shkakton një pandemi me dy drejtime. Ata që kanë vaksina po përmirësohen ndjeshëm dhe ata po hapin shoqërinë e tyre, ata të cilët nuk kanë vaksina po përballen me situatë serioze, me rritje serioze në raste dhe vdekje për shkak të COVID 19 . Ky është realiteti tani. Në vendet me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikë, situate është shumë shqetësuese”, u shpreh Tedros Adhanom Gebrejesus nga OBSh.
Më herët OBSH ngriti alarmin se shumë nga vendet më të varfra që morën vaksinat Covid-19 përmes iniciativës Covax nuk kanë më doza për të çuar përpara fushatën e imunizimit.
Programi Covax ka shpërndarë 90 milionë doza në 131 vende, por këto nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur popullatën, veçanërisht në një kohë kur Afrika po përgatitet për një valë të tretë.
Nga OBSH thonë se situata në Afrikë është "jashtëzakonisht e vështirë" sepse numri i infeksioneve ishte rritur me 50 % në pesë javët e fundit.
