Maqedoni
Ridefinimi i politikës së jashtme nga ana e RMV-së?! Sherifi: RMV ti përvishet axhendës amerikane; Arsovski: BE, alternativa e vetme për vendin
27.06.2021 15:44
Vetoja bullgare adresuar integrimit europian të vendit, hap dilemat rreth veprimit të mëtejmë politik...

Vetoja bullgare adresuar integrimit europian të vendit, hap dilemat rreth veprimit të mëtejmë politik. A do të duhet intensifikuar dialogu Shkup – Sofje në arritjen e kompromisit apo duhet rishikuar alternativa të tjera në zhbllokimin e ngërçit integrues, sikurse jetësimi I partneritetit strategjik me SHBA-të.
Profesori universitar Isak Sherifi thotë se janë shterur gjitha mundësitë në përpjekjet dypalëshe dhe sipas tij Maqedonia e Veriut duhet përfshirë edhe SHBA-të në gjetjen e zgjidhjes.
“Sot hasim vështirësi me opsionet bullgare që I paraqet shteti fqinj, Bullgaria kundrejt Maqedonisë që sa i përket së kaluarës, mirpo unë mendoj që presioni I brendshëm I partive në pushtet, kundrejt politikës populiste të Bullgarisë mendoj që janë shterur gjitha kompromiset e mundshme mes Maqedonisë dhe Bullgarisë sepse në shumë pika, në shumë çështje Maqedonia do të lëshojë pe, andaj jemi dëshmitarë edhe të disa deklaratave të tjera që kundrejt alternativës europiane, unë mendoj që janë të udhës që politikat në Maqedoni, apo elita politike në Maqedoni duhet të konsistojë edhe me zhvillimet në rajon apo në Ballkan dhe se duhet ti përvishet axhendës së SHBA-ve”, u shpreh profesori universitar Isak Sherifi.
Analisti Petar Arsovski konsideron se Maqedonia e Veriut s’duhet të heqë dorë nga kultivimi i partneritetit me SHBA-të, por Unioni mbetet pa alternativë.
“Ne gjithsesi do të duhet të përforcojmë partneritetin strategjik me SHBA-të dhe Maqedonia duhet të kërkojë sa më shumë aleat në botë për interesat e saj strategjik dhe nacional. Por megjithatë ne nuk jetojmë në një kontinent tjetër, por jetojmë në Europë. Ato alternativa nuk mund të jenë zëvendësim për anëtarësimin në BE, e as të paraqesin opsion më të mirë. Ashtuqë ato plane alternative, gjithsesi se mund të shqyrtohen, por partneriteti ynë strategjik dhe qëllimi strategjik duhet të jetë Unioni Europian, pasiqë ne opsion më të mirë nuk kemi”, theksoi analisti politik Petar Arsovski.
Pasi Bashkimi Europian, pezulloi rrugëtimin europian të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e vetos bullgare, ministri i jashtëm Bujar Osmani theksoi nevojën e jetesimin të partneritetit strategjik me SHBA-te.
Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi intensifikimin e dialogut me fqiun lindor, në tejkalimin e ndasive historike.
MERAL ISMAILI
