Maqedoni
Lajmi gëzoi nxënësit, kuadrin arsimor, mësimi nga shatori me prani fizike
27.06.2021 16:37
Lajmi se janë të gatshme protokollet për kthimin e nxënësve dhe kuadrit arsimor nga shtatori me prani fizike...

Lajmi se janë të gatshme protokollet për kthimin e nxënësve dhe kuadrit arsimor nga shtatori me prani fizike gëzoi nxënësit dhe mësimdhënësit.
Ata për TVM 2 potencuan se kaluan periudhë tejet të vështirë me mësimin online, me shfaqjen e pengesave të shumta teknike, internetin e dobët në shum shkolla si dhe mungesën e socilaizimit që shkaktoi shumë probleme.
“Lajm më të mire, nuk kemi marrë deri më tani sepse ndryshe e kupton nxënësi online mësimin dhe ndryshe me prani fizike”.
“Kur është përballë profesori me nxënësin, mësimi sqarohet më lehtë dhe nuk mund të bie rrjeti për momentin, e kemi profesorin përballë dhe bisedojmë”, u shprehen nxënësit.
Edhe profesorët potencojnë se njësitë mësimore do të relaizohen shumë më lehtë, kur nxënësit do të jenë prezent në klasë.
“Prania e nxënësve do të na gëzojë edhe neve në realizimin e nxënies së dijes dhe realizimin e planeve mësimore që kemi për të realizuar nga shatatori”, theksoi profesori Herolind Shabani.
Edhe Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe ditë më pare konfirmoi se brenda dy javësh do të jenë të gatshme protokollet për kthimin e nxënësve me prani fizike nga shtatori. Ka edhe disa detaje që përpunohen nga përfaqësues të Mashit, epidemiolog dhe Komisionit për sëmundje infektive.
Protokollet përfshijë masa për dezinfektim, masa për kujdes gjatë hyrjeve dhe daljeve në shkolla dhe mospërzierje të klasave në kuadër të shkollës.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
