Maqedoni
MPB shton kontrollet në trafik, të rrespektohen rregullat për siguri më të madhe
27.06.2021 17:29
Ministria e Brendshme vazhdoi me kontrollet në trafikut...

Ministria e Brendshme vazhdoi me kontrollet në trafikut, duke gjobitur drejtuesit e automjeteve të cilët janë nën ndikimin e alkoholit, dhe ata që e tejkalojnë shpejtësin e lejuar.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.
“Pikërishtë në këtë kohë jemi të fokusuar në masat për ti gjobitë ato drejtues të automjeteve të cilët janë nën ndikimin e alkoholit, dhe të atyre vozitësve të cilët e tejkalojnë shpejtësin e lejuar. Apelojmë deri tek qytetarët që ti respektojmë masat dhe shenjat e komunikacionit, pikërishtë në këtë kohë kur kemi masa më të lehta pas restrikcioneve nga covit19. Poashtu apelojmë deri tek të rinjët, posaçërishtë tek prindërit që mos tju jepet makina fëmijëve të tyre , sepse me këtë nuk po I bëni shërbim, sepse drejtimi I automjeteve nga të rinjët nën ndikim të alkoholit drejtpërdrejt rezikon jetën e tyre, por edhe jetën e pjesmarësve tjer në komunikacion”, u shpreh zëdhënësi I MPB-së, Toni Angellovski.
