Botë

SHBA, sulme ajrore në zonën kufitare Irak-Siri

28.06.2021 09:24

Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri....

Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri. Sulmet u kryen në përgjigje të disa sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikane në Irak.
 
Pentagoni tha përmes një deklarate se presidenti, Joe Biden, urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë në dy lokacione, në Siri dhe një në Irak. Sipas deklaratës, disa milici të mbështetura nga Irani, përfshirë Kata’ib Hezballah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada, i kanë përdorur objektet. Ai nuk bëri të ditur nëse dikush u vra ose u plagos në sulme. Por, disa agjenci të huaja lajmesh thonë se pesë luftëtarë të milicive u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në Siri. Sulmet ajrore u kryen pasi zyrtarët kurdë irakianë thanë më 26 qershor se katër dron, të ngarkuar me eksplozivë, goditën lokacione jashtë kryeqytetit të rajonit gjysmë-autonom, Arbil. Në të njëjtën ditë, Hashed al-Shaabi – një aleancë paraushtarake që kundërshton praninë e SHBA-së në Irak – mbajti një paradë ushtarake pranë Bagdadit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë irakianë, përfshirë kryeministrin, Mustafa al-Kadhimi.
 
Sulmet ajrore amerikane ishin të dytat në rajon, të urdhëruara nga presidenti Biden.