Maqedoni

Poloni, Osmani takim me ministrat e grupit të Vishegradit

28.06.2021 10:44

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Poznan të Polonisë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Poznan të Polonisë,  do të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të Punëve të Jashtme nga vendet e Grupit të Vishegradit - V4 dhe vendet e Ballkanit Perëndimor - BP6, që organizohet në kuadër të kryesimit polak me Grupin e Vishegradit.

Në takim pritet të hapet diskutim për ngjarjet e fundit të lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së pas takimit të Këshillit të BE-së, bashkëpunimin rajonal dhe ngritjen e ekonomisë së rajonit pas pandemisë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e procesit eurointegrues, nga ana e Komisionit Evropian në këtë takim do të marrë pjesë edhe komisionari evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheji, ndërsa do të jenë prezent edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Kroacisë, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Takimi i ministrave të jashtëm të katërshes së Vishegradit, që paraqet urë lidhëse mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor, nuk është i rëndësishëm vetëm për Maqedoninë e Veriut por dhe përkushtimit të  fuqishëm të politikave të integrimit, e që nga ana e Bashkimit Europian është kërkuar që të kyçen edhe vendet e rajonit sa i përket vendimmarrjeve për ardhmërinë e Unionit.