Maqedoni

Vajza 11-vjeçare lind fëmijë, bëhet nëna më e re britanike: Askush nuk e dinte se ishte shtatzëne

28.06.2021 13:30

Një vajzë 11-vjeçare ka lindur një foshnje dhe tani besohet të jetë nëna....

Një vajzë 11-vjeçare ka lindur një foshnje dhe tani besohet të jetë nëna më e re në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediet e huaja.
 
Vajza, mbeti shtatzëne në moshën 10 vjeçare, raporton The Sun.
 
Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë.
 
The Sun, informon se familja e vajzës nuk ia kishte idenë  se e bija 10 vjeçare ishte shtatzëne.
 
Shërbimet sociale tani po hetojnë rastin për të parë nëse familja nuk ishte me të vërtetë në dijeni të shtatzënisë.
 
Një i afërm thotë se familja është tronditur dhe se ndodhet në gjendje shoku.
 
Deri tani, sipas Sun, nëna më e re britanike ishte Tressa Middleton, e cila kishte lindur në vitin 2006 në moshën 12 vjeçare.