Maqedoni

Bytyqi: Taksa ekologjike investim për qytetarët

28.06.2021 15:10

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi...

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi, edhe një herë ka dalë në mbrojtje të taksës ekologjike, e cila, siç thotë ai, do të jetë në të mirë të qytetarëve. Ai ka ftuar deputetët që ta mbështesin ndryshimin ligjor, sepse taksa ekologjike do të jetë burim financiar për realizimin e projekteve të rëndësishme. 
 
“Do të thërras për mençuri për taksën ekologjike, sepse taksa ekologjike do të thotë investim për qytetarët tanë taksa ekologjike është njëri nga burimet e financimit të projekteve të rëndësishme për qytetarët tanë. Unë me të vërtetë shpresoj se të gjithë deputetët dhe të opozitës në afat sa më të shpejtë do t’i miratojnë ndryshimet ligjore. A do të jetë kjo për 10 ditë, për 15 apo për një muaj, ndoshta është punë ditësh, por mendoj se do të miratohet dhe nuk besoj se do të ndodh e kundërta.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
VMRO-DPMNE: Taksa rrit çmimet në dëm të qytetarëve
 
Por, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë kundërshtuar propozimin për taksën ekologjike të cilin kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë. Ata akuzojë qeverinë për implementimin e politikave të gabuar ekonomike që po dëmtojnë xhepin e qytetarëve, përfshirë dhe rritjen e çmimit të derivateve.
 
“Gjatë katër viteve të fundit në një familje mesatare janë rritur shpenzimet mujore të derivateve të naftës për mbi 600 denarë. Përmes rritjes graduale të çmimit të derivateve, qeveria e LSDM-së për një vit do të marrë prej qytetarët mbi 50 milion euro, ndërsa ato 50 milion euro, siç e dini, do të përfundojnë në xhepat e funksionarëve të LSDM-së përmes tenderëve kriminale ashtu siç është edhe praktika e funksionimit të LSDM-së dhe të Zoran Zaevit.”,- tha Dimsa Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
Propozim ligji për taksë ekologjike është në procedurë parlamentare. I njëjti duhet votuar përmes procedurës së shkurtuar. Por, derisa debatohet për efektet e taksës ekologjike në rritjen e çmimeve, KRRE ka njoftuar për rritje të çmimeve të derivateve të naftës nga mesnata. Çmimet e benzinës euro-super 95 dhe euro-super 98 do të shtrenjtohen  për 1.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i euro-dizelit për një denarë më shumë për litër. Çmimet aktuale të euro-super 95 tani më tutje do të shitet për 71 denarë, euro-super 98 për 73, ndërsa euro dizeli për 53 denarë për litër. 
 
REXHEP QAMILI

 

VMRO-DPMNE: Taksa rrit çmimet në dëm të qytetarëve