Maqedoni

Zaev: Mundësia e radhës për bisedime me BE-në, në dhjetor

28.06.2021 15:28

Kryeministri, Zoran Zaev, pret që pas zgjedhjeve të 11 korrikut në Bullgari të vazhdojnë bisedime dypalëshe...

Kryeministri, Zoran Zaev, pret që pas zgjedhjeve të 11 korrikut në Bullgari të vazhdojnë bisedime dypalëshe për tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Pas vetos bullgare të javës së kaluar për fillimin e bisedimeve me BE-në kryeministri Zaev shansin tjetër për vendin e pret në dhjetor, në fund të presidencës sllovene. Me rëndësi është të dihet se nuk negociojmë për identitetin dhe gjuhën, thotë kryeministri.  
 
“Nuk pers vendim në tetor, sepse çdo vit në fund të presidencës sjellin vendime. Sipas mendimit tim, një dhjetori është vendimi tjetër, megjithëse një samit mbi Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së është planifikuar për në 6 tetor. Por ne dhe njerëzit tanë, janë djegur disa herë dhe unë nuk do të ngrija shpresat për 6 tetor.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Bërnz: ShBA të dëshpëruara që RMV nuk i filloi bisedimet
 
SHBA-të janë të dëshpëruar që Maqedonia e Veriut nuk i filloi bisedimet paraqasëse me BE-në, ka deklaruar ambasadorja amerikane, Keit Meri Brnz. Ne do të vazhdojmë angazhimet diplomatike për të arritur këtë qëllim, ka shtuar ambasadorja e SHBA-ve.
 
“Do të doja të theksoja se ne me të vërtetë jemi të dëshpëruar nga fakti që Maqedonia e Veriut nuk i filloi negociatat me BE-në. Ne vazhdimisht e dërgojmë porosinë se RMV është e përgatitur dhe i ka plotësuar të gjitha obligimet që janë të nevojshme për hyrje në BE. Ne në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me angazhimet tona diplomatike dhe do të ripotencojmë qëndrimin tonë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në vazhdimin e procesit negociues për t’u bërë anëtare e BE-së.”,- u shpreh ambasadorja e SHBA-së, Keit Meri Bërnz.
 
Por, VMRO-DPMNE-ja vazhdon të kritikojë qeverisë për atë se vendi përjetoi edhe një bllokadë në rrugën e saj drejt BE-së. Sipas tyre, Qeveria në vend që të humb kohën duke ndier keqardhje dhe duke u justifikuar ndaj fqinjit lindor, Qeveria duhet të përdorë të gjitha lidhjet dhe njohjet serioze me Brukselin për të zhbllokuar rrugën evropiane të Maqedonisë.
 
SANIJE DURAKU