Maqedoni

Armata e RMV-së, ShBA dhurojnë pajisje dekontaminimi

28.06.2021 17:19

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dhe ambasadorja amerikane Kate Marie Burns në kazermën Çojlija në Petrovec...

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dhe ambasadorja amerikane Kate Marie Burns në kazermën Çojlija në Petrovec prezantuan pajisjet atomike biologjike dhe pajisjet kimike për dekontaminim të donuara nga SHBA. Këto pajisje biologjike dhe kimike mund të përdoren në gjendje lufte ose katastrofa natyrore.
 
“Kemi marrë një pajisje që ndoshta nuk do të na duhet kurrë. Kaluan disa muaj, filloi pandemia e konovirusit dhe fatkeqësisht pamë që nuk ishte ashtu, sepse kjo pajisje ishte gjithashtu hallkë shumë e rëndësishme në sistemin tonë të parë të reagimit. Ajo që sot patëm mundësi të shohim është një rrumbullakim pothuajse i plotë i sistemit me të cilin Ushtria e RMV-së zhvillon aftësitë e saj të mbrojtjes bërthamore dhe kimike dhe me të cilin ne, si ushtri, anëtare e NATO-s, kemi siguruar pajisje e cila është pjesë e domosdoshme e zinxhirit të sigurisë.”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
“Misioni i kësaj njësie është unike dhe i veçantë, sepse jo vetëm që shpëton qytetarët e Maqedonisë e Veriut në luftë, por edhe sepse i shërben vendit në rast të katastrofave natyrore dhe sfidave të tjera.”,- theksoi ambasadorja amerikane, Kate Marie Burns.
 
Pajisjet e dhuruara nga Shtetet e Bashkuara përbëhen nga dy sisteme masive të dekontaminimit, dy sisteme dekontaminimi dhe dy automjete transporti të këtyre sistemeve, të cilat do të arrijnë në faza.
 
SEDAT SELIMI