Maqedoni

Oda Ekonomike: Pozicionet turistike të RMV-së po zbehen

28.06.2021 17:45

Pozicionet e Maqedonisë së Veriut si një vend turistik periudhën e fundit po zbehen në tregjet tradicionale...

Pozicionet e Maqedonisë së Veriut si një vend turistik periudhën e fundit po zbehen në tregjet tradicionale, nuk përforcohen pozicionet në tregjet rajonale ndërsa shumë me vështirë të mendojmë për tregje të reja, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Vendi ishte një kohë të gjatë në zonën e kuqe të vendeve ku nuk rekomandohej të udhëtohet, ndërsa nga ana tjetër nuk është bërë promocion i mjaftueshëm.
 
Mungon organizimi i grupeve turistike, fluturimeve charter dhe udhëtimeve me autobus drejt vendit. Kjo le përshtypje se turizmi nuk njihet si sektor në politikat ekonomike të shtetit për atë arsye është e nevojshme intervenim i menjëhershëm që të ndihmohet sektori që sadopak të shpëtohet një pjese e sezonit dhe të sigurohen pozicione më të mira për vitin 2022, potencojnë nga Oda Ekonomike.
 
“Për një sezon të mirë turistik targeti duhet të jetë organizimi i udhëtimeve turistike dhe për atë qëllim është i nevojshëm promocion i menjëhershëm në rajon, krijimi i kushteve për përfitimin e tregjeve të reja që mos ta humbin edhe vitin 2022, përmbajtje të reja të cilat do të krijohen në nivel lokal dhe shtetëror nëpërmjet komunave të cilat do të ishin baza për tërheqjen e turistëve.”,- tha Daniela Mihajlovska nga OEM.
 
Përveç testeve PCR falas për turistët të cilat i kërkoi OEM po nuk u siguruan ata kanë kritika edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Shëndetësisë të cilat në ueb faqet e tyre nuk kanë informacione në gjuhën angleze prej ku turistët mund të njoftohen se cilat janë procedurat për ardhjen në vend. 
 
“Shteti ka për obligim që të plasojë informacione kualitative se çfarë po ndodh dhe vazhdimisht t’i azhurnojë. Ku ne do t’i marrim si  informacione të gatshme dhe do ta promovojmë shtetin. Punojmë në kushte të vështira edhe ajo që ka turistë nuk është meritë e shtetit por e sektorit të biznesit.”,- tha nënkryetari i shoqatës së hotelerisë dhe turizmit në OEM, Aleksandar Kuzmanovski.
 
Ndërsa sa i përket punimeve që po zhvillohen në bregun e liqenit të Ohrit për largimin e platformave të paligjshme nga OEM shtojnë se autoritet këto punime nuk është dashur t’i zbatojnë në sezonin e verës por në një periudhë kur ka numër të vogël të turistëve.
 
GAZMEND KURTISHI