Maqedoni
Korrupsioni, Nikollovski: Ka bashkëpunim ndërinstitucional. KOS: RMV ka rezultate shpresëdhënëse
28.06.2021 18:11
Funksionimi i mekanizmave për bashkëpunim në mes institucioneve ndihmon luftën kundër korrupsionit...

Nga pushteti vazhdojnë të theksojnë se bëjnë çmos për të parandaluar dhe çrrënjosur këtë fenomen, përmes aktiviteteve të ndryshme, luftës sistematike në mënyrë të koordinuar, mbështetjes dhe bashkëpunimit me institucionet përkatëse si Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Entin Shtetëror për Revizion dhe trupat tjerë rregullatorë të pavarur.
Zëvendëskryeministri, Ljupço Nikollovksi, tha se punojnë në përforcimin e kapacitetit të Prokurorisë Publike sa i përket hetimeve financiare dhe qendrave të hetimit.
“Do ta manifestojmë dhe implementojmë vullnetin politik për ndryshime tektonike shoqërore, të cilat do të sjellin zvogëlim të korrupsionit në shumë sektorë, eliminim dhe ballafaqimin me të siç është në çdo vend. Do të dëshmojmë para qytetarëve se jo vetëm në mënyrë deklarative i sjellim dokumentet, por që me të vërtetë do të përkushtohemi.”,- tha zëvendëskryeministri për anti-korrupsion, Ljupço Nikollovski.
Së bashkëpunimi sjell ndryshime, vlerësojnë edhe nga “Transparency International”.
“Aktiviteti i institucioneve për luftë kundër korrupsionit përbrenda nuk mund të funksionojë nëse nuk ka shtypje nga jashtë apo nga sektori joqeveritar. Nëse duam të arrijmë ndryshim me të vërtetë duhet të gjithë të bashkëpunojmë.”,- tha Sllagjana Taseva nga “Transparency internacional”.
Kryetari i Grupit të punës për mito nga Organizata për ekonomi bashkëpunim dhe zhvillim inkurajojnë se Maqedonia e Veriut ka rezultate të mira dhe shpresëdhënëse sa i përket korrupsionit, por që e pushteti ekzekutiv nuk mund të bëjë presion pushteteve të tjera.
“Në RMV ekziston përparim dhe kjo më gëzon. Nëse ka dritë në fund të tunelit, ajo për momentin definitivisht vlen për vendin tuaj dhe nuk ka vend tjetër që është në këtë situatë në rajon. Nuk do të jetë lehtë, do të duhen shumë vite dhe mund, por duke ditur atë që punon Qeveria e di që ka shpresë, diçka që nuk mund ta them për vendet e tjera të rajonit.”,- u shpreh kryetari i Grupit të punës për mito OEBZH, Drago Kos.
Këto konstatime u bënë në Konferencën Përfundimtare të “Transparenci International” sa i përket projektit për "Përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në luftën kundër korrupsionit”.
FLORIJE BELULI KAMBERI
