Kulturë

Qendra kulturore - Gostivar, ekspozohen pikturat e Kolonisë Ndërkombëtare

28.06.2021 18:50

Për pesë ditë me radhë, 33 artistë figurative nga vendi, regjioni dhe më gjerë kanë punuar dhe këmbyer...

Për pesë ditë me radhë, 33 artistë figurative nga vendi, regjioni dhe më gjerë kanë punuar dhe këmbyer ide e përvoja në kuadër të Kolonisë ndërkombëtare të artit Gostivari 2021, që e organizoi për të 16-tin vit me radhë Shoqata e Artistëve Figurativë të Maqedonisë “Draudacum”.
 
Punimet e realizuara në kuadër të Kolonisë, që ishin inspirimi I piktorëve me ambientin ku kanë punuar, u ekspozuan para artdashësve në Qendrën për Kulturë në Gostivar.
 
Kryetari  i Shoqatës  “Draudacum”, Reshat Ameti, falënderoi artistët që iu përgjigjën ftesës për pjesëmarrje në këtë koloni, si dhe për veprat e vlefshme të realizuara gjatë saj, duke potencuar se tashmë qyteti i Gostivarit është kthyer në një epiqendër artistike ku mblidhen artistët e artit figurativ. Sekretari shtetëror pranë Ministrisë për Kultur, Valmir Aizir, tha se ky organizim do të vazhdojë të mbështetet.
 
Ai e vlerësoi lartë organizimin dhe përgëzoi pjesëmarrësit për veprat e realizuara. Në këtë ekspozitë merrnin pjesë mbi 30 artistë nga e gjithë bota, të cilët thonë se përshtypjet janë shumë të mira nga organizimi dhe Gostivari si qytet. Mes tyre edhe Saimir Ahmeti nga Shqipëria.
 
Organizatorët në fund ndanë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit e Kolonisë ndërkombëtare Gostivari 2021 e cila edhe sivjet u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gostivarit.
 
LULZIM HAZIRI