Botë

Kovid-19, varianti Delta - sfidë e re për botën

28.06.2021 19:16

Varianti i Dellta i virusit korona po shndërrohet në sfidë të re për botën vlerësojnë epidemiologët...

Varianti i Dellta i virusit korona po shndërrohet në sfidë të re për botën vlerësojnë epidemiologët sipas të cilëve ky lloj i virusit po përhapet me shpejtësi edhe në disa vende ku gjendja me epideminë ishte përmirësuar ndjeshëm prandaj edhe u zbutën masat.
 
Portugalia, Spanja dhe Gjermania kanë vendosur kufizime të reja për udhëtimet në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e variantit Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi.
 
Sipas rregullave të reja, Nga e hëna, britanikët e pavaksinuar që udhëtojnë në Portugali do të karantinohen për dy javë. Portugalia u bë vendi i parë i Bashkimit Europian që njoftoi se varianti Delta  ishte tashmë dominues në vend. Spanja gjithashtu ka vendosur kufizime të reja për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar.
 
Duke filluar nga e enjtja, njerëzit që vijnë nga Britania duhet të jenë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ose të kenë një test negativ PCR. Gjermania  njoftoi se do të kufizonte hyrjen e udhëtarëve nga Portugalia dhe Rusia, pasi Instituti Robert Koch i klasifikoi të dy vendet si “zona të rrezikshme”.
 
Dellta ka detyruar Rusinë t’i kthej masat restriktive. Në Moskë janë regjistruar 120 të vdekur brenda 24 orësh. Edhe në Shën Petersburg gjendja është alarmante, thonë mjekët.                   
                                 
“Çdo dit po rritet numri i personave të shtrirë në spital me gjendje të rëndë klinike. Çfarë të them tjetër është e thjeshtë vaksinohuni.”,- tha një mjek. 
 
“Vala e tretë e ka bërët të veten, kemi rritje të numrit të pacientëve të rinj që përfundojnë në trajtim intensiv.”,- u shpreh një mjek.             
                                                                        
Në Australi ka disa klaster të personave të prekur nga variant Delta, prandaj epidemiologët vlerësojnë se vendi gjendjet në faze kritike.     
                                         
“Dëshiroj të udhëtoj dhe të ndjehem e sigurt pasiguria  është e tmerrshme. Askush nuk e din se si do të përfundoj kjo.”,- theksoi një  qytetar. 
 
“Po mundohemi të kthehemi në normalitet pas nokautit të vitit të kaluar. Ky rajon jeton nga turizmi ndërsa tani po përballemi me goditje të re, por ngadalë po vetëdijesohemi.”,- tha një qytetar.                                                                       
Ekspertët besojnë se vaksinat janë efikase edhe ndaj llojit Dellta të virusit, por në Izrael një numër i madh i të vaksinuarve janë prekur nga Delta.
 
OBSH ka apeluar që edhe personat e vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maskë për të parandaluar përhapjen e llojit Dellta të virusit Korona, i cili është përhapur në 90 vende. Por, pavarësisht shqetësimeve për variantin Delta, të dhënat epidemiologjike kanë treguar përmirësime në pjesën më të madhe të Europës javët e fundit, me ç’rast disa vende kanë hequr kufizimet. 
 
GYLTENE SINANI