Arrestohet gruaja dhe djali i liderit të IS-it
02.12.2014 16:43
Zyrtarë të sigurisë në Liban, kanë bërë të ditur se ushtria libaneze ka arrestuar gruan dhe një djalë të liderit të militantëve të “Shtetit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi.....

Zyrtarët nuk e kanë dhënë emrin apo shtetësinë e gruas, të cilën e përshkruajnë si një nga gratë e Baghdadit. Ata kanë thënë se ajo dhe njëri nga djemtë e Baghdadit janë arrestuar në ditët e fundit, derisa kanë bërë përpjekje të kalojnë në Liban nga Siria.
Gazeta libaneze “As-Safir” ka thënë se ushtria i ka arrestuar ata në koordinim me inteligjencën e huaj.
