Maqedoni
Parashikimi i motit
29.06.2021 09:01
Moti për sot do të jetë i ngrohtë dhe me diell, do të ketë dhe vranësira të vogla lokale....

Moti për sot do të jetë i ngrohtë dhe me diell, do të ketë dhe vranësira të vogla lokale. Erë e lehtë deri në mesatare do të fryjë në drejtim jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12°C deri 22°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 32°C deri 39°C.
Sipas vlerave të temperaturave të parashikuara në të gjithë territorin do të aktivizohet niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV do të arrijë 9.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla pasdite. Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 20°C, ndërsa ajo ditore do të mbërrijë deri 38°C.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i nxehtë me temperatura deri 40 gradë celcius. Ndërsa të premten paralajmërohet ulje të temperaturave.
