Zvicra befason kampionët e botës, Franca eliminohet nga Euro 2020

29.06.2021 00:03

Kampionët e botës kanë dështuar në fazën e parë të eliminimit direkt në Euro 2020....

Kampionët e botës kanë dështuar në fazën e parë të eliminimit direkt në Euro 2020. Zvicra arriti që të fitonte me 11-metërsh përballë Francë, pas gabimit nga pika e bardhë nga Mbappe.
 
Në 90 minutat e rregullta të lojës, ndeshja u mbyll 3-3 pas një loje të jashtëzakonshme nga dy ekipet. Ishte fillimisht Zvivra me Seferovic që kaloi në avantazh ndërsa më pas Rodriguez humbi shansin me penallti për të dyfishuar avantazhin.
 
Kjo u shfrytëzua nga Franca e cila arriti ta përmbyste rezultatin në 2-1 me dy gola të Benzema. Jo vetëm kaq por më pas Pogba e thelloi avantazhin në 3-1.
 
Kur u duk se Zvicra ishte dorëzuar, Seferovic ngushtoi diferencën 9 minuta pa fundit ndërsa në minutën e fundit barazoi gjithçka Gavranovic.
 
Minutat shtesë nuk sollën asnjë gol, ndërsa nga goditja e 11-metërshave 9 goditjet e para ishin të sakta ndërsa goditja e Mbappe u prit nga portieri i Zvicrës, Sommer.
 
Zvicra kuaflikohet kështu për në çerekfinale ku do të ndeshet me Spanjë.