Botë

“Delta” shkaktarë për rritjen e të infektuarve, Merkel kundër mbylljes së kufijve

29.06.2021 09:25

Pas paralajmërimit të epidemiologëve se variant “Delta” i virusit korona është sfidë e re për botën...

Pas paralajmërimit të epidemiologëve se variant “Delta” i virusit korona është sfidë e re për botën, në disa shtete ka filluar të regjistrohen shifra të larta të rasteve pozitive. Në Britani janë regjistruar 22 mijë e 868 raste, numri më i lartë i të infektuarve  që nga 30 janari. Numri i rasteve ditore ka shënuar rritje gjatë muajit të kaluar, po fushata e suksesshme e vaksinimit ka ulur numrin e viktimave dhe shtrimeve në spital. Po ashtu në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 11 viktima. Por, kancelarja e gjermane, Angela Merkel, ka refuzuar kategorikisht rregullat strikte kufitare me vendet fqinje europiane si me Francën për shkak të ashpërsimit të gjendjes me pandeminë. Kancelarja tërhoqi vëmendjen për një koordinim rajonal në Europë.
 
“Ne e dimë edhe se çfarë do të thotë sprova, masat e mbrojtjes nga infeksioni për Europën tonë pa kufij”,- theksoi Merkel në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin francez Jean Castex përpara asamblesë parlamentare. “Ne u përgjigjemi si partnerë bashkërisht sfidave të përbashkëta.”
 
Nga ana tjetër Turqia, ka marrë vendim që t’i pezullojë fluturimet nga Bangladeshi, Brazili, Afrika e Jugut, India, Nepali dhe Sri Lanka. Ata që hyjnë në Turqi nga vende të tjera, përveç këtyre gjashtë shteteve, nëse nuk kanë mundësi të paraqesin provë të vaksinimit ose dokument zyrtar që e kanë kaluar COVID-19 në gjashtë muajt e fundit do të jetë e mjaftueshme të paraqesin një raport negativ të testit PCR të bërë maksimumi 72 orë para hyrjes në Turqi ose një rezultat negativ të shpejtë të testit të antigjenit të bërë maksimumi prej 48 orësh pas hyrjes.
 
Shkencëtarë nga Universiteti i Harvardit së bashku me institutin Teknologjik të Masaçusecit kanë arritur të krijojnë një maskë me ndihmën e së cilës në distance prej 90 metrash mund të konstatoj nëse personi me të cilin jeni në kontakt është i infektuar me Kovid-19. Në maskë janë vendosur censor të cilët mund të vendosen edhe në maska tjera dhe mund të zbulojnë edhe viruse tjera, bëjnë të ditur nga instituti. 


GYLTENE SINANI