Maqedoni
Ministria e Mbrojtjes: ARM përfundoi misionin në Afganistan
29.06.2021 12:01
Pas 19 vitesh, përfundoi rrotacioni i fundit i pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Afganistan....

Pas 19 vitesh, përfundoi rrotacioni i fundit i pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Afganistan. Paqeruajtësit u kthyen në shtëpi, duke i dhënë fund pjesëmarrjes së Armatës në misionet e NATO-s – ISAF dhe “Mbështetja e vendosur të NATO-s” në Afganistan, pas një vendimi nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës për t’i dhënë fund misionit, njofton ministria e mbrojtjes.
Nga viti 2002 deri në vitin 2015, rreth 3.000 mijë pjesëtarë të armatës ishin pjesë e forcave “ISAF” në Afganistan, në pozita të ndryshme me detyra të ndryshme. Ushtarët e Maqedonisë, nënoficerët dhe oficerët punuan si oficerë shtabi, pjesëtarët të njësive të sigurimit në komandën kryesore, instruktorë në ekipet për mentorin dhe po ashtu ishin pjesë e ekipeve mjekësore dhe kirurgjike. Në “ISAF” kontribut dhanë edhe njësitë speciale të cilët punuan bashkërisht me Gardën Nacionale të Vermontit.
Nga viti 2015, pjesëtarët e Armatës dhanë kontribut në misionin “Mbështetje vendimtare” edhe atë me 500 pjesëtarë, të shpërndarë në Komandën për trajnim këshillim dhe asistencë – kryeqytet Kabulli, nën komandën e Turqisë; më pas në Komandën e misionit të udhëhequr nga SHBA, me detyrë sigurimin e komandës; në ekip për këshillim në komandë – Veri të udhëhequr nga Gjermania; në kuadër të kontributit të përbashkët në grupin A5 në Qendrën për operacione të përbashkëta KOSA – Veri dhe në ekipin kirurgjik në spitalin norvegjez Role-2 në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë.
