Botë

Shqipëri, nis vaksinimi i personave mbi 18 vjeç

29.06.2021 13:17

Shqipëria ka nisur sot vaksinimin e qytetarëve të moshës mbi 18-vjeçare....

Shqipëria ka nisur sot vaksinimin e qytetarëve të moshës mbi 18-vjeçare. Nismën e vaksinimit të hapur që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi katër mijë qytetarë të cilët kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit.
 
 
"Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të ISHP, ne kemi vendosur -ashtu sikurse edhe në shumë vende në Botë e kanë praktikuar- që e marta dhe e mërkura e ardhshme të jenë ditë vaksinimi të hapura. Pra datat 29-30 qershor do të jenë ‘open days’ për vaksinimin e popullatës plus 18 vjeç", deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.
 
Në Shqipëri deri tani kanë arritur mbi një milionë doza të vaksinës.