Maqedoni

Zakariash: Pas zgjedhjeve, Bullgaria zgjidhje me RMV-në

29.06.2021 13:44

Portugalia po përmbyll kryesimin me BE-në pa arritje të synimit që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet me BE-në...

Portugalia po përmbyll kryesimin me BE-në pa arritje të synimit që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet me BE-në. Sekretarja e shtetit për Çështjet evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakariash shpreson se pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari më 11 korrik do të gjendet zgjidhje për të shmangur veton e Bullgarisë për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Ajo pret që Sllovenia, si një vend në rajon, i cili merr presidencën e radhës të BE në 1 korrik, për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin. Zakariash në një deklaratë për Radion kombëtare bullgare, tha se pozicioni Bullgar duhet të respektohet dhe mosmarrëveshjet nuk duhet të futen në BE.
 
“Ky është një debat shumë i vështirë, veçanërisht për Bullgarinë, ka të bëjë me historinë, identitetin kulturor të të dy vendeve, si dhe bashkëpunimin e ardhshëm. Ata aktualisht janë duke punuar në një udhërrëfyes që duhet t’i ndihmojë ata në bashkëpunim dhe Bullgaria ka garanci se kur Maqedonia e Veriut të bashkohet me BE, gjërat do të shkojnë normalisht”, deklaroi Zakariash.
 
Sipas saj, Maqedonia e Veriut kaloi nëpër negociata të vështira me Greqinë, për shkak të të cilave ndryshoi emrin. Në të njëjtën kohë, problemi midis Sofjes dhe Shkupit është shumë i vështirë sepse lidhet me dimensionet gjuhësore dhe kulturore të të dy vendeve. Zakariash konkludon se duhet të ketë qartësi në disa aspekte dhe shton se duhet më shumë kohë, më shumë kujdes dhe debati duhet të vazhdojë.