Maqedoni

Vaksina “Sinovak” në të gjitha qendrat e imunizimit, Mjekët: Rreth 15 mijë qytetarë brenda ditës do të vaksinohen

29.06.2021 14:09

Prej të martës filloi shpërndarja e vaksinave “Sinovak” në të gjitha qendrat e imunizimit dhe vaksinimi...

Prej të martës filloi shpërndarja e vaksinave “Sinovak” në të gjitha qendrat e imunizimit dhe vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në gjithë vendin. Mjekët shprehen se procesi i vaksinimit dhe i rivaksinimit po rrjedh si duhet si dhe interesimi i qytetarëve po rritet çdo ditë e më shumë. 
 
“Vaksinimi po rrjedh shumë mirë. Kemi edhe rivaksinim me “Astra Zeneca” si dhe pranimi i dozës së parë po me të njëjtën vaksinë mbi moshën 60 vjeç. Po shkon gjithçka në rregull pa asnjë problem. Me vaksinën “Sinofarm” rreth 14 mijë ose 15 mijë brenda ditës do të vaksinohen. Gjithçka shkon me termin dhe shpresoj se nuk do të ketë problem.”,- tha një mjeke.
 
Qytetaret vazhdojnë të vaksinohen dhe ata shprehen se gjatë procesit të vaksinimit nuk kanë hasur në ndonjë parregullsi. 
 
“Jemi vaksinuar me “Fajzer”. Gjithçka ishte në rregull, nuk kemi pritur shumë.”,- theksoi qytetar.  
 
“Shumë mirë po  shkon  këtu. Jemi paraqitur për t’u vaksinuar nëpërmjet mjekut amë. Kemi pritur rreth 1 muaj për t’u vaksinuar.” 
 
Dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19 dje e morën 10.940 qytetarë, ndërsa gjithsej u vaksinuan 13.628 qytetarë. Në pikat e vaksinimit në vend që nga dje, u vaksinuan gjithsej 310.384 qytetarë, gjithsej u aplikuan 529.445 doza vaksinash, ndërkaq u rivaksinuan 219.061 qytetarë. Deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 466.451 qytetarë. Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin kombëtar të imunizimit.
 
REJHANE BUSHI METAJ