Maqedoni
Defile e nxënësve në Sh. M. “Dimitar Vllahov”, ende vende të lira në paralelet duale
29.06.2021 15:03
Përmes defilesë, stilizimit të flokëve dhe me një grim ekstravagant....

Përmes defilesë, stilizimit të flokëve dhe me një grim ekstravagant, nxënësit e Shkollës së Mesme “Dimitar Vllahov” prezantuan provimin përfundimtar në kuadër të kësaj shkolle profesionale. Nxënësit demonstruan se çka mund të mësohet në profesionet që ofron kjo shkollë si floktar dhe estetikë. Ata thonë se pas mbarimit të shkollimit trevjeçar kanë mundësi të punojnë në sallone të floktarisë dhe ky profesion është tejet i kërkuar.
“Kam marrë zanat për frizurë, grim, prerje çdo gjë për frizer e kemi mësuar.”,- u shpreh një nxënës.
“Jam i gatshëm që të filloj menjëherë, por shkolla na jep mundësi që të punësohemi edhe në sallone tjera.”,- tha një nxënëse.
“Patëm sukses që të edukojmë dhe përgatisim frizerë që menjëherë mund të kyçen në tregun e punës, ndërsa nxënësve iu uroj sukses në punë.”,- theksoi drejtoresha e SH. M. “Dimitar Vllahov”, Lidija Andonovska.
Në kuadër të kësaj shkolle ende ka vende të lira në disa drejtime mes të cilave edhe në paralelet duale të cilat financohen nga MASh me bursë mujore në vlerë prej 3500 denarë.
“Në gjuhën shqipe kemi teknik të ushqimit dhe teknik të kujdesit të ambientit dhe ju ofrohet bursë mujore prej 3500 denarësh dhe me firmat me të cilat kemi memorandum bashkëpunimi. Katërmbëdhjetë nxënës veç më janë pranuar për profilin teknik të ushqimit dhe kanë ngelur vetëm edhe dhjetë vende të lira.”,- u shpreh ndihmësdrejtoresha në Sh. M. “Dimitra Vllahov”, Xheljan Aliji.
Nga kjo shkollë ftojnë nxënësit të përzgjedhin edhe drejtimet deficitare për të cilat ka nevojë tregu i punës dhe punësimi është i menjëhershëm.
FLUTURA LATIFI
