Maqedoni
Roli i OJQ-ve në shoqëri është kyç, nevojitet vetëdijesim dhe afirmim
29.06.2021 15:46
Roli i sektorit joqeveritar është i madh. Ai ngrit zërin kundër pushtetit kur cenohen të drejtat e njerëzve....

Roli i sektorit joqeveritar është i madh. Ai ngrit zërin kundër pushtetit kur cenohen të drejtat e njerëzve, dokumenton korrupsionin dhe zbulon aktivitete të kundërligjshme. Kjo u tha gjatë panel-diskutimit “Cili është roli i organizatave qytetare në proceset shoqëroro-politike”, të organizuar nga “Civil”. Shoqëria civile dhe bashkimi mbi partiak duhet të jetë udhëheqës që do të sjellë perspektivë evropiane për të gjithë ne, u tha me këtë rast.
“Përderisa strukturat partiake bëjnë ndarje, sektori joqeveritar bën bashkim. Përderisa strukturat radikale dhe politike shikonin njëri tjetrin nëpërmjet shigjetës, sektori joqeveritar ka qetësuar gjakrat, ka siguruar shtëpi, barna, ujë për migrantët.”,- tha Stefçe Deçev nga Fondacioni “Impakt Net”.
“Duhet vazhdimisht të afirmojmë shoqërinë civile të jetë shoqëri për të gjithë, se sa të jetë shoqëri që shumica e perceptojnë si qarqe të veçanta që ekzistojnë për vete.”,- tha kryetari i Shoqatës për Mbrojtje në Punë, Millan Petkovski.
E rëndësishme është që shoqatat joqeveritare të jenë të klasifikuara, vlerëson Valentina Disoska nga Shoqata e Grave Sipërmarrëse. Sipas Disoskës, nuk mundet që një shoqatë të merret me gjithçka, pasi kjo nënkupton se pas saj fshihen qëllime tjera të caktuara.
“Sektori joqeveritar duhet të klasifikohet, duhet të bëhet një kadastër me një ndarje të rreptë të roleve të sektorit joqeveritar, sepse një organizatë me të njëjtin staf nuk mund të punojë në ekologji dhe ekonomi, pastaj pak për të drejta të njeriut, pastaj pak për bujqësi, të drejtat e grave. Prandaj kur bashkoni stafin pjesërisht të arsimuar në organizata që punojnë për të gjitha nga pak, sepse kauza e tyre është e gjerë dhe ato punojnë në çdo fushë, e atëherë ju merrni epitetin e “mashtruesit”.”,- deklaroi kryetarja e grave sipërmarrëse, Valentina Disoska.
Shoqatat joqeveritare theksojnë se duhet të ngrihet edhe vetëdija e qytetarëve, pasi ekzistojnë paragjykime dhe stereotip të ndryshme rreth tyre u tha gjatë këtij panel diskutimi.
ERSAN PAJAZITI
