Maqedoni

Strugë, procesi gjyqësor për deponinë vazhdoi me inspektim në teren

29.06.2021 16:46

Procesi gjyqësor për deponinë e Strugës sot në vend se në sallën e gjyqit, vazhdoi me një inspektim në terren...

Procesi gjyqësor për deponinë e Strugës sot në vend se në sallën e gjyqit, vazhdoi me një inspektim në terren. Gjykatësit dhe ekspertët identifikuan vendin ku ndodhet deponia e egër në Strugë dhe madhësinë e mbeturinave të grumbulluara, e cila sipas tyre është dhjetë metra poshtë dhe njëzet metra mbi tokë. Paditësit bënë thirrje për zhvendosjen e menjëhershme të deponisë së egër, e cila është vetëm 500 metra larg nga shtëpitë e para në qytet. Megjithëse nuk ka pasur djegie të deponisë në vitet e fundit, ekspertët kanë konfirmuar se ajo rrezikon shëndetin e njeriut, por gjithashtu ndot ujin dhe tokën. 
 
“Kjo katastrofë, e cila ndodhet afër qytetit të Strugës, duhet të zhvendoset dhe qëllimi i inspektimit të sotëm në teren është të bindë gjykatën, palët dhe publikun në procedurë.”,- tha avokati (paditësi), Gligor Qatoski.
 
“Ne presim që gjykata me inspektimin e sotëm në teren të përcaktojë të gjitha faktet që do të çonin më tej në një vendim për zgjidhjen efektive të këtij problemi konkret dhe qëllimi ynë është që përmes çështjes sonë specifike të arrijmë menaxhim efektiv të mbeturinave në të gjithë vendin.",- u shpreh Bojan Tprevski nga Shoqata e Avokatëve të Rinj (paditës).
 
Komuna e Strugës, ndërmarrja publike komunale dhe ministria e mjedisit janë të pandehurit në këtë çështje. Avokati i komunës thotë se problemi duhet të zgjidhet nga qeveria pasi ligji kërkon ndërtimin e deponive rajonale. 
 
“Shteti ka miratuar rregullore që do të zgjidhin këtë problem në nivel rajonal, që do të thotë se nuk mund të veprojmë ndryshe, duhet të presim zgjidhjen nga shteti". avokat i komunës së Strugës Dragan Koroveshoski.
 
Rreth 40,000 tonë mbeturina prodhohen çdo vit në Strugë, të cilat kanë vite që grumbullohen në deponinë e egër në qytet. 
 
ILMIJE ZHAKU