Maqedoni

Qeveria: Qytetarëve u shlyhen kamatat ndaj ndërmarrjeve

29.06.2021 17:38

Qeveria ka hartuar Ligjin për shlyerjen e normave të interesit të borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike...

Qeveria ka hartuar Ligjin për shlyerjen e normave të interesit të borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike dhe mundësia që borxhi kryesor të paguhet deri në maksimum 12 këste. Me këtë masë pritet të përfshihen 150 mijë qytetarë. Masa duhet fillimisht të votohet nga deputetët.
 
Obligimi i ndërmarrjeve publike dhe DAP-it do të jetë që në afat prej tre muajve ta përpilojnë listën e borxhlinjve  e më pas, në afat prej 15 ditëve të lidhin kontrata me qytetarët për riprograminin e borxheve.
 
Qytetarët që do lidhin marrëveshje do duhet t’i paguajnë këstet në kohë sipas marrëveshjes. Nëse nuk i paguajnë këstet përsëri kthehen kamatat për borxhet e grumbulluara. Shlyerja të borxheve sipas kësaj mase mund të ketë vetëm për fatura të papaguara për ujë, kanalizim, tatim prone dhe ngjashëm, por jo edhe për faturat e energjisë elektrike dhe telefon pasi këtu bëhet fjalë për kompani private.
 
“Ky ligj i përfshin para së gjithash qytetarët e varfër. Sa i përket zbatimit praktik të këtyre mundësive ligjore të propozuara nga organet shtetërore dhe institucionet publike që përfshihen në këtë ligj, si dhe DAP, janë të obliguar ta konfirmojnë shumën e përgjithshme të borxhit, harxhimeve dhe kamatave për çdo qytetar, në afat prej 90 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.