Maqedoni

Asnjë viktimë, 6 raste të reja dhe 10 të shëruar

29.06.2021 18:05

Vazhdon të mbetet stabile situata me Covid-19 në vendin tonë...

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.887 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin Korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 10 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi Korona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.682 qytetarë.

Prej tyre janë shëruar 149.977 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive në vend janë 221.