Maqedoni

Parashikimi i motit

30.06.2021 09:09

Moti për sot do të jetë shum i nxehtë dhe me diell, do të ketë dhe vranësira të vogla lokale...

Moti për sot do të jetë shum i nxehtë dhe me diell, do të ketë dhe vranësira të vogla lokale. Erë e lehtë deri në mesatare do të fryjë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13°C deri në 22°C, ndërsa ajo ditës prej 34°C deri në 41°C. Në pajtim me vlerat e temperaturave të parashikuara në mbarë territorin do të aktivizohet niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV-9.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla pasdite. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë rreth 20°C ndërsa ajo maksimale do të arrijë 39°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i nxehtë me temperatura deri 40 gradë celcius. Ndërsa të premten paralajmërohet ulje të temperaturave.