Botë

Qindra viktima në Indi e Kolumbi, 7 qytete në Australi, në karantinë nga “Delta”

30.06.2021 10:27

India ka raportuar 817 viktima dhe 45,951 raste nga Covid-19 në 24 orë....

India ka raportuar 817 viktima dhe 45,951 raste nga Covid-19 në 24 orë duke vazhduar të mbajë numrin e dytë në botë mbas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Edhe në Kolumbi u shënuan 608 viktima dhe 25.880 raste të reja në 24 orë, që e radhisin këtë shtet në vendin e 10-të me numrin më të lartë të rasteve në botë. Shqetësues për të gjithë tani është variant Delta i virusit që është duke u përhapur në mesin e njerëzve të pavaksinuar dhe që ka detyruar vendet nga Azi-Paqësori deri në Rusi të vendosin ose të zgjasin masat e kufizimit. Ky variant, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës dhe OBSH e ka klasifikuar atë si variant shqetësues.

Shtatë qytete australiane janë në karantinë derisa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e variantit Delta, që u zbulua në pesë nga tetë qytetet vetëm dy javë pasi u përhap në Sidney.  Zyrtarët raportuan mbi 200 raste vetëm të mërkurën. Delta është shfaqur edhe në Izrael, vend ky që ka vaksinuar tashmë57%  të popullsisë. 40% e të prekurve nga Delta janë persona që e kanë përmbyllur plotësisht ciklin e vaksinimit. 
 
Covid-19, mbi 3 mld vaksina në botë, 23% në vetëm 27 shtete
 
Mbi 3 miliardë vaksina janë dhënë në gjithë botën,por sipas kompanisë amerikane Bloomberg, 23 për qind e vaksinave janë dhënë në 27 vende të pasura dhe kjo dëshmon pabarazinë në qasjen në vaksina. Shtetet e Bashkuara kanë aplikuar 11.1 për qind të dozave, ndërsa Kina 40 për qind. Në pjesën më të madhe të Afrikës, norma e vaksinimit është nën 1 për qind, ngjashëm sikurse në vende të tjera të varfra. Në të gjithë botën, virusi Korona ka prekur mbi 181 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur.
 
LEUNORA KALIQI